Art&Argëtim

“Nuk isha si vajzat normale në lagjen time”, Rita Ora shpërthen në lot gjatë The Voice Australia

18 Gusht 2021, 08:33 Nga DOSJA
“Nuk isha si vajzat normale në lagjen time”, Rita Ora

AUSTRALI – Rita Ora u përlot gjatë episodit të së martës në The Voice Australia. Ylli me origjinë shqiptare u emocionua jashtë mase pasi pa performancën e Rebecca O’Connor, një imituese e Tina Tuner nga County Cork, Irlandë.

Rebecca shpjegoi se duke u rritur, ajo ishte “vajza e vetme me ngjyrë në fshat” dhe duke parë Tina-n në televizor ndihej më e fuqishme. Unë thashë -“Oh, Zoti im! “Mami, ajo duket pak si unë!” – tha Rebeka.

Ikona e hitit “How We Do” ka lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë para se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte vetëm një vjeçe. Kjo histori më prek sepse kur isha një vjeçe une erdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe siç edhe ti e përmende as unë nuk isha një vajzë me pamje normale në lagjen time” – tha Rita.

Do filloj të qaj tani sepse për mua Tina është idhulli im më i madh, më i madhi në botë për kaq shumë arsye. Historia e saj është kaq frymëzuese. Ajo e arriti suksesin e saj ne fund të tridhjetave dhe është e vështirë të fitosh një sukses kaq të madh në moshën e saj.”– vazhdoi Rita.

Tina kishte gjithë ato probleme dhe pengesa dhe bëri që unë të mendoja me vete se nuk është kurrë vonë. Ajo më inspiroi mua dhe shunmë të tjerë si unë”- shtoi Rita me zërin që i dridhej dhe lotët që i binin në fytyrë.

Këngëtarja e hitit”For You” kërkoi të bënte një pushim të menjëhershëm dhe u shpreh se nuk mund të fliste pasi gjendja e saj emocionale ishte e ngarkuar me emocione. Rita i dha një përqafim dhe mirëpriti në skuadër Rebecca O’Connor, pasi konkurentja e zgjodhi si trajneren e saj.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz imituesja e tina turner rita ora the voice australia imituesja e tina turner rita ora the voice australia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Gusht 2021, 16:22

SARANDË– Gazetari Artan Hoxha ka shkuar në Sarandë me pushime, por aty ku është takuar me një nga personazhet e famshëm në rrjetet sociale, i cili mban dhe...

Art&Argëtim 17 Gusht 2021, 11:03

Kushdo, kurdo, #kudomeVodafone

Një udhëtar i paepur, që lëviz pafund, në çdo cep të Shqipërisë, mund të bëhet dëshmitari më i mirë i kësaj eksperience. Siç është dhe Anxhi &Cced...