Art&Argëtim

“Kam tentuar të bëj vetëvrasje në moshën 12 -vjeçare”, Lil Wayne tregon historinë e tij për herë të parë

17 Gusht 2021, 17:14 Nga DOSJA
“Kam tentuar të bëj vetëvrasje në moshën 12

Lil Wayne ka treguar për herë të parë mbi përpjekjen e tij në moshën 12 vjeçare për t’i dhënë fund jetës së tij.

Kur reperi Dwayne Michael Carter Jr. (Lil Wayne) ishte 12 vjeç, ai qëlloi veten në gjoks me një armë që gjeti në shtëpinë e nënës së tij në New Orleans, dhe ka gabuar me pak centimentra nga zemra.

Rrëfimi nuk ishte fillimisht pjesë e këngës, por Lil Wayne tha se ai shtoi tekstin e ri pas vetëvrasjeve të stilistes Kate Spade dhe kuzhinierit të famshëm Anthony Bourdain.

“Ai thjesht më tha një ditë se ishte gati të fliste për këtë gjë tani”, tha Mack Maine, president i Young Money Entertainment për Billboard. “Thjesht të rritesh, të arrish një nivel pjekurie e sjell këtë. Unë dua të flas për këtë gjë sepse e di që shumë njerëz këtu mund të jenë duke kaluar të njëjtën gjë”, tha Wayne.

Wayne, baba i katër fëmijëve, tha se e tërhoqi këmbëzën pasi nëna e tij i tha se ai nuk mund të këndonte më. Ai ka folur për goditjen me armë në këngët e tij më parë por e ka cilësuar si aksidentale.

Kënga e tij e vitit 2015 “London Roads” përfshin tekstin: “Zonja Cita/ Mbaj mend që hyra në sirtarin tënd të armëve/ E vendosa atë në gjoksin tim dhe isha larg zemra ime me centimetra/ O Zot”

Albumi i shumëpritur “Tha Carter V” do të dalë këtë vjeshtë.

.@LilTunechi on life, lawsuits & the long road to “Tha Carter V” #WeezyOnBillboard https://t.co/y1TZH2DFjZ pic.twitter.com/tlKqGgIMRE

— billboard (@billboard) September 13, 2018

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz lil wayne vetevrasje ne moshen 12 vjecare lil wayne vetevrasje ne moshen 12 vjecare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Gusht 2021, 16:22

SARANDË– Gazetari Artan Hoxha ka shkuar në Sarandë me pushime, por aty ku është takuar me një nga personazhet e famshëm në rrjetet sociale, i cili mban dhe...

Art&Argëtim 17 Gusht 2021, 11:03

Kushdo, kurdo, #kudomeVodafone

Një udhëtar i paepur, që lëviz pafund, në çdo cep të Shqipërisë, mund të bëhet dëshmitari më i mirë i kësaj eksperience. Siç është dhe Anxhi &Cced...