Art&Argëtim

ZYRTARE! Arbana Osmani e konfirmon: Big Brother VIP kthehet në tetor, prezantohet nga unë. Xhemi Shehu hedh dyshime: Mezi pres

17 Gusht 2021, 15:51 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani, ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Instagram’, se është ajo e cila do të prezantojë formatin e ri të ‘Big Brother Vip’ në tetor.

Arbana ka treguar shumë e entuziasmuar se prezantimi i ‘Big Brother’ ka qenë për të një ndër emocionet e saj më të mëdha në jetë dhe e tillë është ndjerë edhe këtë herë kur iu konfirmua në prill drejtimi i këtij formati.

Postimi i plotë:

’13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër. Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip’

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ajo qe bie në sy në postimin saj është komenti i mikeshës së saj Xhemi Shehut, e cila i ka komentuar në postim “Mezi po pres te na vezhgosh pak”. Vallë mos ka dashur të nënkuptojë ish-moderatorja se do të jetë edhe ajo banore e ‘shtëpisë më të famshme’ në Sqhipëri?

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Gusht 2021, 11:03

Kushdo, kurdo, #kudomeVodafone

Një udhëtar i paepur, që lëviz pafund, në çdo cep të Shqipërisë, mund të bëhet dëshmitari më i mirë i kësaj eksperience. Siç është dhe Anxhi &Cced...