Aktualitet

U përfol se qytetarët u helmuan nga uji i pijshëm, reagon Bashkia Prrenjas: Është brenda normave dhe parametrave

18 Gusht 2021, 05:36 Nga DOSJA
U përfol se qytetarët u helmuan nga uji i pijshëm, reagon Bashkia

PËRRENJAS– Prej dy ditësh, një numër i madh i banorëve nga zona të ndryshme janë paraqitur në spitalin e Prrenjasit me shenja të dhimbjes së barkut e të vjella. Për këtë u raportua se mund të ketë qënë uji ai që ka helmuar banorët.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe Bashkia Prrenjas, duke thënë se uji i pijshëm në zonë është brenda normave dhe parametrave për tu konsumuar.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Prrenjas:

SQARIM PËR OPINION PUBLIKNisur nga disa pseudofaqe që qarkullojnë në median sociale dhe kërkojnë të keqinformojnë qëllimisht duke përhapur panik te banorët në lidhje me ujin e pijshëm. Bëjmë me dije të gjithë banorët : Uji i pijshëm është brenda normave dhe parametrave për tu konsumuar. Uji i është nënshtruar të gjithave analizave të nevojshme për të qënë pjesë e tryezave tona të përditshme. Të nderuar banorë mos u shqetësoni për faqe inekzistente që në thelb kanë si qëllim të përhapin panik pa marrë informacionin e nevojshëm. Ju kujtojmë se çdo kush që kërkon të shpifë duke përhapur panik do të përballet me forcën e ligjit‼

Ripërsëritet rasti i ‘Deçanit’? Fluks pacientësh në spitalin e Përrenjasit me simptoma diarreje dhe përzierje, uji i pijshëm dërgohet për analizë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret me diarre ne perrenjas qytetaret me diarre ne perrenjas

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 19:55

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar atentatin me 50 kilogramë tritol që iu vendosën fabrikës së çimentos në Durrës, më 16 gusht. Në një...