Aktualitet

TRADITA E EGËR! Artan Hoxha publikon fotot nga ekzekutimi i grave në Afganistan: Me AK-47 në stadium, talebanët e ndalojnë

17 Gusht 2021, 19:17 Nga DOSJA
TRADITA E EGËR! Artan Hoxha publikon fotot nga ekzekutimi i grave në

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një nga rregullat e ashpra që zbatohet nga talebanët që është edhe ndalimi i futbollit. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se të gjithë ata që guxijnë të luajnë futboll në mënyrë ilegale, pushkatohen.

Madje, siç shkruan Hoxha, ekzekutimet e grave që shkelnin ligjet në vitin 1991 bëheshin në stadium nga talebanët. Zakonisht ekzekutimet kryheshin me kallashnikov, mbi vijën e zonës së 16 metrave. Hoxha ka publikuar dhe foto nga momenti i ekzekutimit të grave.

“A e dini se nje nga aktivitetet e ndaluara rreptesisht prej talebaneve eshte futbolli?!?! Po, talebanet e ndalojne rreptesisht zhvillimin e futbollit, madje ata qe guxojne ta ushtrojne ilegalisht, rrezikojne te ndeshkohen me pushkatim. Sapo talebanet moren kontrollin e plote te Afganistanit me 1997, jo vetem e ndaluan lojen e futbollit, por ekzekutimet ndaj grave qe shkelnin ligjet e sharia-s, i kryenin ne stadiume futbolli te mbushura plot me njerez. Zakonisht ekzekutimet kryheshin me kallashnikov, mbi vijen e zones se 16 metrave…

Normalisht mbi vijen e 16 metershit, ekzekutohen goditjen e denimit me top futbolli, por talebanet i kryejne goditjet e denimit me AK-47. Ne foton e pare, eshte ekzekutimi i nje gruaje afgane mbi vijen e 16 metershit, ne stadiumin e Kabulit mbushur plot me publik, ndersa gruaja tjeter pret radhen per tu pushkatuar pak metra me tej… Ne foton e dyte, nje gjuajtes tjeter taleban i “goditjeve te denimit”, po pret te lirohet zona e 16 metershit per te kryer ekzekutimin e radhes….”- shkruan Hoxha.

Tani Afganistani është sërish në duart e talebanëve, por nuk dihet nëse do të ndiqet kjo traditë e egër e ekzekutimeve të grave në stadium.  

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha talebanët pushtojne kabulin artan hoxha talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll