Aktualitet

Strehimi i afganëve! Shqipëria pret nesër avionin e parë, do akomodohen në Durrës dhe në konviktet e QS-së. Pastrohen go

17 Gusht 2021, 05:47 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve! Shqipëria pret nesër avionin e parë, do

TIRANË- Shqipëria do të presë nesër rreth 300-350 afganë, të cilët do të strehohen në Tiranë dhe në Durrës. Pas mesnate pritet të zbresë avioni me emigrantët e parë të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, pasi u pushtua nga talebanët. Tre godina në Qytetin Studenti janë zbrazur nga studentët dhe janë bërë gati për qëndrimin e të huajve dhe familjeve të tyre. Kjo gjë ka sjellë edhe përplasje mes studentëve që tashmë ishin regjistruar për tu akomoduar në këto godina dhe përgjegjëses së kovikteve. Sipas përgjegjëses së konvikteve, afganët do të qëndrojnë vetëm dy javë në vendin tonë dhe në këto godina, më pas hapësirat do të jenë sërish të disponueshme për shqiptarët që vijnë në kryeqytet për të nisur vitin akademik.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se nuk ishte i gatshëm për të ndarë me mediat informacione që lidhen me ardhjen e grupeve të afganëve në Shqipëri. Nga Rinasi, ku ishte krahas shefit Politik të Delegacionit të BE, Alexis Hupin, ministri tha shtoi se shqiptarja e ngelur në Afganistan, Ana, punonte për një organizatë të huaj dhe se po punohet për ta sjellë në Shqipëri. Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, në një lidhje direkte me rubrikën “Opinon” në “News 24”, tha se përkohësisht po vlerësohet që afganët të qëndrojnë në konviktet në Qytet Studenti, ndërsa për studentët që kanë provime të mbartura, do të ketë një godinë të veçantë. Me nisjen e universiteteve në muajin tetor, sipas Veliajt do të ofrohen të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta, pasi dhe hotelet në plazhet e vendit do të kenë më pak turistë dhe afganët mund të zhvendosen atje.

Në një intervistë për Klan Nes, Veliaj tha se refugjatët mund të integrohen në Shqipëri duke punuar në vendin tonë. Madje ai nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojnë përgjithmonë afganët të cilët janë më të mirët e më të aftë për punë të ndryshme. Veliaj shtoi se Tirana është qytet kozmopolitan dhe se këtu jetojnë 144 shtetësi të ndryshme. Autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e godinave në Qytetin Studenti që do të shërbejnë si strehë për afganët. Pastruese të shumta hyjnë e dalin nga godinat me çarçafë dhe kutia në krahë, duke përgatitur ambientet.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se afganët mund të kenë ardhur në vendin tonë, edhe pse zyrtarisht avioni me ta pritet të ulet nesër në Rinas. Pamjet tregojnë disa gra të mbuluara që ecin rrugëve të Tiranës, me fëmijët përdore. Të jenë këta persona pjesë e qytetarëve të Afganistanit që pritet të vijnë pas pushimit nga talebanët? Kjo nuk mund të thuhet ende me siguri.

Sipas marrëveshjes së bërë nga qeveria shqiptare është specifikuar që në vendin tonë do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë. Kostoja për qëndrimin e tyre në Shqipëri pritet të përballohet nga NATO.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria kishte rënë dakord me kërkesën e bërë nga SHBA që të strehojë afganët në vend, pas pushtimit të Kabulit nga talebanët. Kreu i shtetit shtoi se me ta do të veprohet njësoj si me hebrenjtë që u pritën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër reagime të shumta për këtë veprim të Shqipërisë pati dhe nga liderë të tjerë të politikës në vend, si Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe opinionistë dhe gazetarë. DASH ka falenderuar Shqipërinë dhe Kosovën për ndihmën që po japin.

(A.B;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi afganet ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 19:55

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar atentatin me 50 kilogramë tritol që iu vendosën fabrikës së çimentos në Durrës, më 16 gusht. Në një...