Aktualitet

Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari në Elbasan, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

17 Gusht 2021, 19:42 Nga DOSJA
Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari në Elbasan, shoqërohet

ELBASAN– Një tjetër këmbësore ka humbur jetën në Elbasan pasditen e sotme pas aksidentit që ndodhi në Tiranë pak minuta më parë. 

Policia bën me dije se ka humbur jetën tragjikisht  70-vjeçari I.H., pasi është përplasur nga një mjet tip “Mazda”, që drejtohej nga shtetasi S.H., 61 vjeç, i cili tashmë ndodhet në polici për hetim.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Paulesh, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll