Aktualitet

50 kg tritol! Zbardhen detaje nga atentati në fabrikën e çimentos në Durrës, shpërthimi mund të kishte sjellë viktima. A

17 Gusht 2021, 19:01 Nga DOSJA
50 kg tritol! Zbardhen detaje nga atentati në fabrikën e

DURRËS– Tre persona dyshohet se janë autorët e atentatit me tritol që u vendos në fabrikën e çimentos në Durrës më 16 gusht. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se autorët që kanë kryer atnetatin në kompaninë e çimetos me administratorin bullgar, Mihail Lazarov kanë vendosur plot 50 kg tritol në njërën prej kollonave të objektit.

Kjo sasia e madhe tritoli ishte ndarë në 25 kallëpe dhe ishte e lidhur me një bateri makine. I gjithë momenti i montimit të sasisë së tritolit është parë nga roja e ndërtesës dhe sipas dëshmisë së tij në polici, ky proces ka zgjatur për më shumë se 1 orë.

Autorët janë larguar nga ambjentet e biznesit me automjetin që kishin ardhur, duke lënë rojen e lidhur dhe gjithçka të përgatitur mirë, me idenë se shpërthimi do të kryhej sipas preçizionit kohor që ata i kishin kurdisur. Por, fatmirësisht shpërthimi nuk ka ndodhur duke shmangur një katastrofë.

Efektivët e policisë që shkuan në vendgjarje dhe forcat gjeniere, i thanë grupit hetimor se voltazhi i ulët i baterisë ka sjellë dështimin e kësaj ngjarje kriminale, ku padyshim nëse do kishte një shpërthim padiskutim që veç dëmeve materiale, mund të kishte dhe viktima.

Për ngjarjen në fjalë policia është vënë në dijeni nga roja i objektit, i cili pas ikjes së tre autorëve ka mundur të zgjidhet vetë dhe menjëherë ka raportuar policinë dhe përgjegjësin e biznesit. Në pyetje për këtë ngjarje është marë dhe administratori bullgar i kompanisë së çimentos, Mihail Lazarov, por nuk dihet se çfarë ka thënë ai para grupit hetimor. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Pista kryesore në tavolinën e hetuesve është ajo e konkurencës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mihail lazarov mihail lazarov

Sondazh

Poll