Aktualitet

Gjykata në Angli dënon 6 muaj shqiptarin që kultivonte kanabis, tentoi ti shpëtonte drejtësisë: Më kërcënuan, po punoja

17 Gusht 2021, 17:40 Nga DOSJA
Gjykata në Angli dënon 6 muaj shqiptarin që kultivonte kanabis,

BRITANI– Shqiptari Alfred Pirra, i cili u kap në shkurt të këtij viti duke kultivuar kanabis me vlerë rreth 25 mijë paund në Angli, ka dalë ditën e sotme para gjykatës në Boldon.

Mediat britanike raportojnë se seanca e tij gjyqësore u zhvillua online dhe i pandehuri i tha gjykatës se ka pranuar ta bëje atë lloj pune me qëllim që të shlyente borxhet tek trafikantët që e kishin ndihmuar atë të futej në mënyrë të paligjshme në Britani, pasi ata e kishin kërcënuar atë bashkë më familjen e tij nëse nuk do ti kthente paratë.

Shqiptari u dënua me gjashtë muaj burg, kohë që ai tashmë e ka kryer në paraburgim ndërsa gjykata vlerësoi se ai do të vazhdojë të mbahet i ndaluar derisa ata të vendosin nëse do ta dëbojnë apo jo.

Droga që iu kap 26-vjeçarit u gjet në dy dhomat e gjumit të një banese, ku ishin plotësuar të gjitha kushtet me një sistem të sofistikuar të ndriçimit dhe ventilimit. Në portofolin e shqiptarit, policia gjeti 795 paund plus një patentë shoferi italian në emër të Andrea Belotti. Ai u deklarua fajtor për kultivimin e kanabisit, ndersa avokati  mbrojtës tha se Pirra nuk kishte planifikuar të kryente krim në Mbretërinë e Bashkuar dhe tha se  ai donte të ishte në këtë vend për të përmirësuar jetën e tij, jo për të vepruar në mënyrë kriminale në lidhje me drogën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred pirra alfred pirra

Sondazh

Poll