Aktualitet

Zjarri ‘përpin’ zonat turistike në Katund të Vjetër, rrezikohen shtëpitë

17 Gusht 2021, 17:02 Nga DOSJA
Zjarri ‘përpin’ zonat turistike në Katund të

MIRDITË– Vatra e zjarrit në zonën e Molungut dhe Kryezezës në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë, vazhdon të jetë akoma aktive duke rrezikuar edhe banesa që ndodhen në afërsi.

Mëngjesin e sotëm është kërkuar ndihma me helikopterë për ndërhyrjen nga ajri, por ky rast u refuzua duke thënë se ka mungesa helikopterësh. Zona është një vend turistik që vizitohet në masë nga turistët, por së fundmi ata janë larguar pasi edhe rrugët janë në rrezik të bllokohen nga flakët.

Në Bashkinë e Mirditës është aktiv dhe zjarri në zonën e Thirrës, i cili fuqizohet sa herë ka erë pavarësisht përpjekjeve për ta shuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne katund te vjeter zjarret ne molung zjarr ne katund te vjeter zjarret ne molung

Sondazh

Poll