Aktualitet

Sherr në Elbasan, drejtuesit e dy makinave kapen me grushte pas përplasjes së mjeteve, plagoset njëri prej tyre

17 Gusht 2021, 15:57 Nga DOSJA
Sherr në Elbasan, drejtuesit e dy makinave kapen me grushte pas

ELBASAN– Drejtuesit e dy makinave që janë përplasur me njëra-tjetrën janë përleshur fizikisht. Mësohet se ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit.

Pas aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve kanë dalë nga makinat dhe kanë nisur të diskutojnë me njëri-tjetrin. Pas konfliktit verbal, të dy kanë nisur të përplasen fizikisht.

Njëri prej tyre ka goditur me një mjet të fortë drejtuesin e makinës tjetër, i cili ka mbetur i dëmtuar në fytyrë dhe trup.

I plagosuri është transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku po merr ndihmën e nevojshm mjekësore, ndërsa drejtuesi tjetër është shoqëruar në spital.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne elbasan sherr ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2021, 13:02

LEZHË– Denoncimin për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mesditën e sotme në Lezhë, e ka bërë vetë drejtuesi i makinës, 34-vjeçari me ...