Art&Argëtim

Ami i përgjigjet pyetjes ngacmuese ‘Po këta ç’ne bashkë?’: Nuk më tremb suksesi i Ermalit

3 Qershor 2019, 07:10 Nga DOSJA
Ami i përgjigjet pyetjes ngacmuese ‘Po këta ç’ne

TIRANË – Në një rrëfim të veçantë me Edi Manushin në “Këndin e së vërtetës”, Amarda Toska ka ardhur në një rrëfim të sinqertë ku ka folur dhe për marrëdhëniet e saj me aktorin e humorit, Ermal Mamaqi. Moderatori i ka kujtuar Amit shprehjen që qarkullon prej kohësh, që kur Ermal Mamaqi dhe ajo u lidhën bashkë: “Po këta çne bashkë?”

E kam dëgjuar në fakt disa herë këtë shprehje, por megjithatë ne që prej fillim të lidhjes sonë kemi qenë paksa të bindur për vazhdimësinë dhe e mendonim të dy, që vetëm koha do t’i vërtetonte të kundërtën njerëzve dhe në fakt ne kemi qëndruar të lidhur më shumë se kurrë. Për gjatë gjithë viteve, kemi punuar, krijuar gjëra bashkë dhe mendoj që ata që kanë folur…”- është shprehur Amarda Toska.

Gjithashtu e pyetur nga moderatori nëse e tremb suksesi i bashkëshortit, që tashmë ka korrur sukses të vazhdueshëm në disa drejtime, si moderator dhe aktor Ami është përgjigjur e bindur që s’e tremb aspak sepse janë njohur në skenë.

“Nuk më tremb suksesi Ermalit edhe e dini pse. Sepse ne jemi njohur ne nje ambjent artistësh. Ne jemi rritur në ambjente artistike dhe kemi bërë shkollë artistike të dy. Nuk më tremb por nuk them që nuk ka shqetësime, sfida dhe pengesa që duhen kaluar”,- ka vijuar Ami.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amarda toska ermal mamaqi moderator amarda toska ermal mamaqi moderator

Sondazh

Poll