Me shpejtësi 202 km/h në Levan-Vlorë, në pranga 12 drejtues shoferë, radari kap mat 41-vjeçarin me banim në Holandë
17 Gusht 2021, 14:00Nga DOSJA
VLORË-Policia rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 12 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 7 prej tyre janë kapur nën efektin e alkoolit ndërsa 5 janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.
Një 41-vjeçar banues në Holandë është gjobitur pasi është kapur duke udhëtuar me shpejtësi 202 km/h. Ai është ndëshkuar me 40 mijë lekë të reja. Në total janë gjobitur 1579 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
“Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në autostradën Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin E.O., 41 vjeç, banues në Hollandë i cili drejtonte automjetin tip Benz me shpejtësi 202 km/h. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 40.000 lekë të rinj. Në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Policia Rrugore e Tiranës është konstatuar me radar automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi F.G, banues në Tiranë që qarkullonte me shpejtësi me 156 km/h. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 2 muaj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit. Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1579 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.”
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëm...
TIRANË– Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mundur të identifikojë dhe intervistojë përmes telefonit njërin prej shumë përkthyesve afgan, që kanë asis...
Aktualitet17 Gusht 2021, 13:02
LEZHË– Denoncimin për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mesditën e sotme në Lezhë, e ka bërë vetë drejtuesi i makinës, 34-vjeçari me ...
ELBASAN– Në hyrje të qytetit të Elbasanit është krijuar kaso nga fluksi i lartë i automjetev dhe banorët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë situatë. At...
TIRANË– Edhe pse Shqipëria është vendi që spikat në botë për tolerancën fetare dhe mirëkuptimin mes religjioneve, epoka e informacionit që përhapet përmes ...
TIRANË– Sot futemi në ditën e 25-të që Shqipëria është mes zjarresh. Problematike në Shqipëri mbetet vatra e zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë. Heli...
BERAT– Pas vdekjes tragjike të 65-vjeçarit Luan Hysi në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Specialiteteve në Berat kanë ardhur edhe reagimet e para...
Aktualitet17 Gusht 2021, 11:25
SHKODËR-Ditën e djeshme u arrestua nga policia Kastriot Guraj. 44-vjeçari u kap nga policia në Shkodër duke transportuar lëndë narkotike. Policia ki...