Bota

Me jetë super luksoze dhe targa diplomatike shtirej si ‘sulltan’ saudit. Detaji që vuri në pranga për mashtrimin e madh,

1 Qershor 2019, 18:03 Nga DOSJA
Me jetë super luksoze dhe targa diplomatike shtirej si

Për vite me radhë, Anthony Gignac jetonte një jetë luksoze, të përshtatshme për një mbret. Ai mbante bizhuteri të shtrenjta, udhëtonte në avionë privatë ose makina me targa diplomatike dhe mbante letra biznesi që i referoheshin vetes si “sulltan”.

Por historia e princit të vetëshpallur më në fund u zbulua, pasi ai u burgos me 18 vjet për mashtrim. Një gjykatës i Floridas tha se Gignac, 48 vjeç, ishte një njeri që paraqitej si pjesë e familjes mbretëror saudite, duke mashtruar dhe vjedhur 8 milion dollarë nga investitorët.

“Gjatë tre dekadave të fundit, Anthony Gignac e ka portretizuar veten si një princ saudit për të manipuluar, viktimizuar dhe mashtruar investitorë të panumërt nga e gjithë bota”,– tha një avokat i SHBA-së, Fajardo Orshan në një deklaratë.

I lindur në Kolumbi, Gignac u adoptua nga një familje në shtetin e Miçiganit në moshën shtatë-vjeçare.

Që 17 vjeç, ai kishte filluar të shtirej si princ i një familjeje mbretërore saudite, duke përdorur alter egon e tij për kompanitë e kartave të kreditit, stafin e dyqaneve dhe investitorët.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ai është arrestuar 11 herë gjatë tre dekadave të fundit për “skemat e lidhura me princat”.

Që nga maji i vitit 2015, ai ka përdorur emrin Khalid Bin Al-Saud, thotë Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Qarkun Jugor të Floridas.

Për të mbështetur personazhin e tij të shtirur si pric saudit, ai bleu targa të rreme diplomatike dhe dokumente për truprojat e tij. Ai mbante rroba tradicionale saudite, unaza dhe orë të shtrenjta. Ai shpesh udhëtonte me avionë privatë ose jahte luksoze dhe grumbullonte vepra arti të shtrenjta.

Jeta e tij e rreme ishte e pasqyruar dhe në një llogari në Instagram, ku ai ndante fotot e qenit të tij të ulur në çanta luksoze dhe jetë mbrëtërore si një pric saudit, ku shkruante: Si “baba im”.

Kur takohej me investitorët, ai do t’i referohej vetes si princ dhe do të kërkonte që protokollet mbretërore, si dhuratat, të ndiqeshin plotësisht. Prokurorët thanë se Gignac përdorte personazhet e tij të rreme mbretërore për t’i bindur njerëzit që të investonin në sipërmarrje biznesi që nuk ekzistonin, anembanë botës.

Megjithatë, skema e tij e mashtrimit filloi të binte në majin e vitit 2017, kur u përpoq të investonte në një hotel luksoz në Miami. Gjatë negociatave, pronarët e hotelit u bënë dyshues për Gignacin, pjesërisht për shkak të gatishmërisë së tij për të ngrënë produkte të derrit që normalisht do të ishin jashtë kufijve të një princi të devotshëm mysliman.

Ata pastaj punësuan një hetim privat të sigurisë, gjë që përfundimisht çoi në një hetim federal që e shpalli fajtor për mashtrim dhe vjedhjen e më shumë se 8 milion dollarëve.

Marrë dhe përshtatur nga: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza per mashtrim anthony gignac princ saudit shba akuza per mashtrim anthony gignac princ saudit shba

Sondazh

Poll