Bota

Historia frymëzuese e vajzës meksikane/ Me veshjen e diplomimit rrëfen për sakrificat e prindërve

1 Qershor 2019, 19:42 Nga DOSJA
Historia frymëzuese e vajzës meksikane/ Me veshjen e diplomimit

SHBA – Erica Alfaro, me origjinë meksikane u diplomua pas shumë peripecive, por për një gjë ajo është shumë mirënjohëse: Kjo është këmbëngulja e prindërve, të cilët emigruan mes shumë vështirësive në SHBA. Prindërit meksikanë ishin të pashkolluar, por me një dëshirë të madhe që fëmijët e tyre të arsimoheshin.

Këshillat e prindërve që punonin me orë të gjata së bashku në fushat e domates, në Luginën e Kalifornisë, Erica nuk i harroi kurrë. Fjalët e nënës e kishin frymëzuar atë, e cila e kishte braktisur shkollën pas një shtatëzënie në moshë 15-vjeçare, të rikthehej përsëri, për të përmbushur dëshirën e prindërve.

Më 19 maj, Erica Alfaro u diplomua nga Universiteti Shtetëror i San Diegos me një diplomë masteri në arsim, për psikologji. Ajo vendosi të nderojë prindërit e saj në fotot e diplomimit, duke pozuar me pelerinën e saj,ndërkohë që babai dhe nëna ishin me rroba pune, në mes të fushave të frutave ku ata ende punojnë.

“Me dashuri ia kushtoj këtë arritje prindërve të mi. Sakrifica e tyre për të ardhur në këtë vend për të na dhënë një të ardhme më të mirë ishte shumë e vlefshme”, – tha Alfaro kur ndau fotot e saj të diplomimit në llogaritë e saj të Facebook dhe Instagram, këtë muaj.

Ajo u pranua në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në San Marcos, por gjatë semestrit të saj të parë, në vitin 2012, djali iu diagnostikua me paralizë cerebrale. Erica mori një goditje të fortë, por ajo vazhdoi, e vendosur për t’i dhënë vetes dhe djalit të saj një jetë më të mirë, jetën që prindërit e saj kishin punuar shumë për t’ja dhuruar.

Ajo tha se shpreson që postimi i fotove të saj të diplomimit në fushat e pemëve do të frymëzojë të tjerët në komunitetin latin, të cilët po përballen me luftra të ngjashme. Alfaro tha se qëllimi kryesor i saj tani është që të jetë një këshilltare e shkollës. Gjithashtu ajo shpreson të inkurajojë studentët e nënpërfaqësuar që të vazhdojnë arsimin e tyre. Dëshira më e madhe e Erica-s është të punojë me viktimat e dhunës në familje dhe me nënat adoleshente.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota diplomim emigrantë erica alfaro meksike shba diplomim emigrantë erica alfaro meksike shba

Sondazh

Poll