Bota

Afganistani ‘peng’ i talebanëve! Sot rihapet aeroporti, 7 viktima në Kabul, Kina e gatshme për ‘miqësi’ me pushtuesi

17 Gusht 2021, 05:55 Nga DOSJA
Afganistani ‘peng’ i talebanëve! Sot rihapet aeroporti, 7

AFGANISTAN– Talibanët kanë marrë në pushtet të plotë Afganistanin pas plot 2 dekadash luftime! Dita e tretë e këtij ‘pushtimi’ shfaqet më e qetë. Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, një ditë pas skenave kaotike. Aeroporti është aktualisht pika e vetme e daljes e hapur për forcat perëndimore nga Afganistani.

Ditën e djeshme, dhjetëra mijëra afganë u fotografuan në asfalt duke u përpjekur të iknin, ndërsa ndiqnin nga pas një avion. Të paktën shtatë persona vdiqën, përfshirë disa njerëz që u ngjitën në anët e një avioni kur ai u ngrit.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ai qëndronte “plotësisht prapa” vendimit të tij për të tërhequr trupat nga Afganistani dhe hodhi kritika përvëluese ndaj ish-udhëheqjes së vendit të mbështetur nga Perëndimi për dështimin për t’i rezistuar talebanëve.

Biden tha se amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë për afganët, kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë për veten e tyre. Ai nuk harroi të paralajmëronte talebanët kur tha se nëse qytetarët amerikanë cënohen, Amerika do të përgjigjet me forcë shkatërruese.

“Unë qëndroj plotësisht prapa vendimit tim,” tha ai në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë. “Pas 20 vjetësh, kam mësuar në mënyrën më të vështirë se kurrë nuk ka qenë një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane.”

Një udhëheqës i lartë i talebanëve tha se grupi do të priste derisa forcat e huaja të largoheshin para se të krijonin një strukturë të re qeverisëse.

Kina tha se ishte e gatshme për “marrëdhënie miqësore” me talebanët, ndërsa Rusia dhe Irani gjithashtu bënë përpjekje diplomatike. Turqia ka nisur ndërtimin e një muri që do të pengojë kalimin e afganëve në territorin e tyre. Ndërkohë sot pritet që të mbërrijnë në Shqipëri një grup prej 200 afganësh që do të strehoen në Tiranë dhe Durrës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 05:31

Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan, që tani po merr fund pas 20 vjetësh, është lufta më e gjatë që kanë zhvilluar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Amerika...