Bota

Gabimi i Presidentit afgan! Biden vë pikat mbi ‘i’: Amerika nuk shkoi atje për të vendosur demokracinë, por për të par

16 Gusht 2021, 20:23 Nga DOSJA
Gabimi i Presidentit afgan! Biden vë pikat mbi ‘i’: Amerika nuk

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha shumë qartë se qëllimi i dërgimit të trupave amerikanë në Afganistan, nuk ka qenë asnjëherë për të vendosur demokracinë në atë vend, por për të shmangur sulmet terroriste ndaj SHBA-ve.

Biden shtoi se ka zhvilluar një takim me presidentin afgan Ghani, para se ky i fundit të arratisej. Sipas Presidentit të SHBA-ve, Ghani i kishte premtuar se trupat afgane do të luftonin, por rezultatet tregojnë të kundërtën. 

“Situata në Afganistan po evoluon me shpejtësi. Dëshiroj t’i kujtoj vendit se si arritëm këtu dhe cilat janë interesat e Amerikës në Afganistan. Misioni amerikan në Afganistan që filloi dy dekada më parë kurrë nuk supozohej të ishte ndërtimi i kombit. Shkuam në Afganistan gati 20 vjet më parë me qëllime të qarta: Të merrnim ata që na sulmuan më 11 shtator 2001 dhe të siguroheshim që Al Kaeda të mos e përdorë Afganistanin si një bazë nga e cila mund të na sulmojë përsëri. Ne e bëmë atë. Kurrë nuk hoqëm dorë dhe e arritëm. Kjo gjë u bë një dekadë më parë. Misioni ynë në Afganistan nuk ishte menduar kurrë të ketë qenë ndërtimi i kombit. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, parandalimi i një sulmi terrorist në atdheun amerikan. Nuk shkuam në Afganistan për të vendosur demokracinë atje. Kam pasur një takim me Presidentin Ghani, i kërkova të bënte marrëveshje. Më tha se trupat afgane do të luftonin. Gaboi,”- shtoi Biden.

LAJM KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët, njëri rrëzohet në Uzbekistan! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS. Kina, Rusia e Irani nisin negociatat

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanët pushtojne kabulin joe biden talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll