Bota

Biden: Amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë për afganët, kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë për vete

16 Gusht 2021, 20:04 Nga DOSJA
Biden: Amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden nuk është penduar për vendimin që ka marrë për të tërhequr trupa amerikane nga Afganistani. Nga Shtëpia e Bardhe, Biden tha se amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë për afganët, kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë për veten e tyre.

Presidenti shtoi më tej se nuk është i gatshëm të humbasë më asnjë jetë amerikani në atë luftë, pasi qëllimi i SHBA-vë është përmbushur. Ai nuk harroi të paralajmëronte talebanët kur tha se nëse qytetarët amerikanë cënohen, Amerika do të përgjigjet me forcë shkatërruese.

“Afganët nuk luftuan për veten e tyre. U dhamë çdo mundësi. I mbështetëm. Ka organizata që sot janë kërcënim edhe për ne. Unë kam pritur Presidentin vetë. Kemi patur një bisedë miqësore, folëm se si qeveria duhet të pastrohej nga korrupsioni në mënyrë që të funksiononte. Amerikanët u tërhoqën pas 20 vitesh. Edhe sa bij amerikanësh duhet të humbisnin në Afganistan që të tërhiqeshim. Unë e kam vendosur. Nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës. Gjithmonë i ka premtuar popullit amerikan se do të jem drejtpërdrejt me ju. Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre.

Unë jam President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përgjegjësia është e imja. Jam shumë i trishtuar nga faktet me të cilat përballemi tani në Afganistan, skenat janë të dhimbshme, sidomos për veranët që kanë luftuar në terren me popullin afgan. Por nuk jam penduar për vendimin tim për t’i dhënë fund luftës së Amerikës në Afganistan. Amerika nuk mund të bëjë një luftë që nuk është e saj. Amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë për afganët, kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë për veten e tyre,”- tha Biden.

LAJM KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët, njëri rrëzohet në Uzbekistan! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS. Kina, Rusia e Irani nisin negociatat

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanët pushtojne kabulin joe biden talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll