Bota

Pushtimi i Afganistanit, Macron: Franca i përkrah ata që luftojnë për liri, Kabuli nuk duhet të kthehet në shenjtoren e te

16 Gusht 2021, 19:32 Nga DOSJA
Pushtimi i Afganistanit, Macron: Franca i përkrah ata që luftojnë

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se Franca po mbron delegacionin e Bashkimit Evropian në Afganistan. Aljazeera shkruan se Macron në një fjalim tha se Franca do të përkrah të gjithë njerëzve që luftojnë për liri. 

“Shumë anëtarë të shoqërisë civile afgane, mbrojtës të të drejtave, artistë, gazetarë janë sot nën kërcënim. Ne do t’i mirëpresim ata sepse është nder i Francës të jetë përkrah atyre që luftojnë për liri”, tha Macron.

Macron më tej tha se Afganistani nuk duhet të kthehet përsëri në “shenjtëroren e terrorizmit” siç ishte dy dekada më parë.

“Ky është çelësi për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare … ne do të bëjmë gjithçka që Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të bashkëpunojnë në mënyrë efikase pasi interesat tona janë të njëjta,” u shpreh Macron.

LAJM KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët, njëri rrëzohet në Uzbekistan! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS. Kina, Rusia e Irani nisin negociatat

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron talebanet pushtojne afganistanin emmanuel macron talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll