Bota

Angela Merkel: Do u ofrojmë mbështetje vendeve fqinje, s’do përsërisim gabimet e të shkuarës. Misioni në Afganistan nuk

16 Gusht 2021, 19:25 Nga DOSJA
Angela Merkel: Do u ofrojmë mbështetje vendeve fqinje, s’do

AFGANISTAN– Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore duhet të japin ndihmë për vendet fqinje me Afganistanin për t’i ndihmuar ata të përballen me fluksin e afganëve që po arratisen nga talebanët.

Kjo është ajo që ka thënë Angela Merkel gjatë një konference për shtyp, në të cilën komentoi situatën në Afganistan. Ajo ka thënë se misioni në Afganistan nuk ishte edhe aq i sukseshëm, duke dalë hapur kundër deklaratës së bërë nga SHBA-të, që deklaruan se kishin dalë me kokën lart nga Afganistani.

“Ne duhet të sigurohemi që shumë njerëz që kanë shqetësime dhe shqetësime të mëdha edhe pse nuk kanë punuar me institucionet gjermane, të kenë një qëndrim të sigurt në vendet fqinje me Afganistanin. Ne nuk duhet të përsërisim gabimin e së kaluarës kur nuk dhamë fonde të mjaftueshme dhe njerëzit u larguan nga Jordania e Libani drejt Evropës. Avionët ushtarakë gjermanë janë duke shkuar për në Kabul, por situata atje është ende e vështirë. Misioni në Afganistan nuk ishte edhe aq i sukseshëm,”- tha Merkel.

LAJM KRYESOR: Talibanët pushtojnë Afganistanin, 5 viktima në Kabul, afganët vrapojnë të kapin avionët, njëri rrëzohet në Uzbekistan! Lirohen luftëtarët e Al-Kaedas dhe ISIS. Kina, Rusia e Irani nisin negociatat

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel talebanët pushtojne kabulin angela merkel talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll