Bota

Nga zgjedhja e presidentit, grabitja e dokumentave deri tek falimentimi i bankës/ Korruptimi i misionit amerikan në Afganistan

16 Gusht 2021, 12:54 Nga DOSJA
Nga zgjedhja e presidentit, grabitja e dokumentave deri tek falimentimi i

AFGANISTAN– Në shtator të vitit 2016, Inspektoriati i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit ( SIGAR) ka publikuar një raport prej 164 faqesh ku tregonte se si misioni amerikan në Afganistan ishte korruptuar dhe bëri disa rekomandime për zgjidhjen e problemit. 

Fillimet e korrupsionit ishin në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit në 2009 kur të gjithë afganët shkuan për të votuar dhe SHBA dërgoi mijëra trupa për të mbikqyrur votimet pasi kishte nëvojë për një alëat të besueshëm në Kabul. Zgjedhjet atë kohë u fituan nga Karzai, presidenti i cili kishte qenë në pushtet dhe menjëherë kundërshtarët e tij, por edhe votuesit e akuzuan se kishte ‘vjedhur’ zgjedhjet.

Në atë kohë në SHBA president ishte Obama, i cili dërgoi autoritetet për të kontrolluar rezultatet e zgjedhjeve. Pas kontrolleve rezultoi se Karzai kishte marrë gjithsej rreth 1 milion vota të paligjshme, rreth 1/4 e atyre që ishin në total. Në fund u dakordësua që Karzai do të qëndronte në pushtet vetëm në një mënyrë, që të ndante qeverisjen së bashku me kundërshtarin e tij.

Në vitin 2010 shpërtheu një tjetër skandal në Kabul.

Në janar të 2010, agjentët afganë kundër korrupsionit, të stërvitur nga SHBA sulmuan selinë e New Ansari Money Exchange, një nga institucionet më të mëdha financiare të vendit dhe grabitën dhjetëra mijëra dokumente. Zyrtarët amerikanë dyshuan se firma ishte e lidhur politikisht dhe po pastronte para për trafikantët e narkotikëve.

Sipas Michael Flynn, i cili më vonë do të bëhej këshilltar i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, forcat amerikane luajtën një rol kyç në operacion dhe kontrolluan dokumentet dhe të dhënat e sekuestruara.

Në korrik të 2010, agjentët afganë arrestuan personin ndihmës Mohammad Zia Salehi, i cili kishte grabitur dokumentat por ‘çuditërisht’ për lirimin e tij ndërhyri presidenti Karzai, i cili tha se hetuesit e kishin tejkaluar autoritetin e tyre në lidhje me të arrestuarin dhe se ai duhej të lirohej. Qeveria pak më vonë i ‘fshiu’ të gjitha akuzat për Salehin.

Jo më shumë se dy muaj pas lirimit të Salehit, një tjetër skandal akoma më i madh tronditi vendin, si për të testuar qëndrueshmërinë e adminstratës Obama.

Kabul Bank, më e madhja në vend, pothuajse u shkatërrua totalisht nën peshën prej 1 miliard dollarë në hua ‘mashtruese’, një shumë e barabartë me një të dymbëdhjetën e të gjithë prodhimit ekonomik të vendit një vit më parë. Qeveria afgane krijoi një ndihmë emergjente për të frenuar veprimet në bankë ndërsa turmat e njerëzve u rreshtuan për të tërhequr kursimet e tyre.

Hetuesit zbuluan se Kabul Bank kishte falsifikuar dokumentat e saj për të fshehur qindra miliona dollarë në hua të pasigurta, për drejtuesit e bizneseve të cilët ishin lidhur me politikën, përfshirë vëllain e presidentit Mahmoud Karzai dhe familjen e Fahim Khan, kryekomandanti që atëherë shërbente si nënkryetar i parë i vendit.

Marrë nga Washington Post

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota karzai mohammad zia salehi obama talebanet pushtojne afganistanin karzai mohammad zia salehi obama talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 12:02

Shpërthen BOMBA brenda hotelit në Barcelonë

BARCELONË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Las Ramblas në Barcelonë. Bomba ishte vendosur në një hotel pranë tregut të famshëm Boqueri...

Bota 16 Gusht 2021, 12:00

KIEV– Kryebashkiaku i Kryvyi Rih në Ukrainë, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij të dielën, ndërsa policia është duke hetuar se a ishte një vrasje apo vetëvrasje. ...