Bota

Zjarret në Evropë/ Digjen ‘mushkëritë’ e Italisë, ngordhin mbi 20 milion kafshë, fatkeqësia e Greqisë në Evia

16 Gusht 2021, 08:42 Nga DOSJA
Zjarret në Evropë/ Digjen ‘mushkëritë’ e

ITALI– Zjarret kanë qenë tema kryesore e verës për shumë vende të Evropës. Mijëra hektarë tokë janë shkrumbuar duke shkatërruar pyje e kullota e duke vrarë shumë kafshë.

Italia pësoi dëme të mëdha, ku zjarret i shkatërruan ‘mushkëritë’ duke ‘përpirë’ mijëra  hektraë pyje ndërsa rreth 20 milionë kafshë u dogjën dhe ngordhën. Sipërfaqja pyjore e djegur në Itali është afërsisht e barabartë me sipërfaqen e kryeqytetit të vendit, Romën. Nga 1 janari deri në 14 gusht kanë shpërthyer rreth 472 zjarre.

Greqi, sipas të dhënave, vetëm në Evia zona e djegur vlerësohet në 507,950 hektarë, ndërsa mund të arrijë deri në 700,000 hektarë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e të gjitha kohërave në Greqi nga një zjarr i vetëm. E dyta përsa i përket madhësisë së sipërfaqeve të djegura kishte ndodhur në vitin 2007 në zonën Paleochori-Andritsaina, Ilia dhe kishte shkatërruar 448,410 hektarë.

Edhe Turqia është prekur gjithashtu nga zjarret këtë verë në 35 provinca. Gjithsej kanë qenë rreth 167 vatra zjarri, ndërkohë që nga zjarret kanë humbur jetën 8 persona dhe janë lënduar mbi 500 persona të tjerë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarret ne evrope zjarret ne evrope

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 08:09

Talebanët proklamojnë fitoren

Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. P...