Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së në transmetim ‘live’: Jeta e njerëzve të Afganistanit është e
16 Gusht 2021, 08:32Nga DOSJA
BRITANI– Një gazetare e BBC-së mbeti e habitur pasi pranoi një telefonatë në telefonin e saj celular nga talebanët ndërsa ishte drejtpërdrejt në transmetim. Yalda Hakim, e cila ka lindur në Afganistan, por u transferua në Australi në vitin 1986, po realizonte një intervistë kur mbërriti telefonata. Dhe në një moment ajo dukej e turbulluar, ndërsa shihte poshtë tek mbërriti thirrja.
Hakim, duke u përpjekur për të siguruar që shikuesit të dëgjojnë zëdhënësin Suhail Shaheen, tha:
“Epo mirë, sapo ju kemi në telefon, kështu që ne do të shohim nëse mund t’ju vendosim në altoparlant. A mund ta dëgjojnë shikuesit tanë? A mund të flisni, zotëri? Mund të prezantoheni?
“Mirë, ne kemi zëdhënësin e talebanëve, Shail Shaheen në linjë. Zoti Shaheen, a mund të më dëgjoni?”.
Pasi konfirmoi se Shaheen mund të dëgjonte Hakimin, zëdhënësi i talebanëve deklaroi se grupi terrorist do të promovonte “paqen” dhe se njerëzit e Afganistanit nuk duhet të shqetësohen për marrjen e shtëpive të tyre.
“Nuk duhet të ketë ndonjë konfuzion, ne jemi të sigurt se njerëzit e Afganistanit në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre dhe jeta e tyre janë të sigurta”, ka thënë më tej ai.
AFGANISTAN– Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, janë lënë të lirë nga një burg në periferi të Kabulit, ndërsa talebanë...
Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. P...
MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët maqedonas janë ngritur në protesta ditën e djeshme për të kundërshtuar masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi ditën e sotme.Turma...
AFGANISTAN– Të paktën pesë persona janë vrarë në aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët që dilnin nga kryeqyteti ...
AFGANISTAN– Situata në Afganistan është mjaft kritike dhe pamjet nga Kabuli përbëjnë një kaos të vërtetë, ku secili vrapon të largohet sa më shpejt nga ve...
HAITI– Bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti është rënduar ndërsa qeveria ka shpallur gjenjen e jashtëzakonshme. Deri më tani janë konfirmuar 1297 të v...
GREQI– 22-vjeçarja Evangelia Tsiami u arratis nga Spitali i Përgjithshëm “Tzaneio” në Greqi. E reja u zhduk më 13 gusht, u gjet nga autoritetet ditën e d...
AFGANISTAN– Themeluesja e Rrjetit të Grave në Afganistan Mahbooba Seraj, në një intervistë për mediat ka folur me zemërim të madh rreth situatës ku ndodhet vend...
AFGANISTAN– Videoja e një vajze nga Afganistani po bën xhiron e rrjetit. Ajo ka filmuar veten teksa qan për situatën kaotike të shkaktuar prej tre ditësh në Afg...
AFGANISTAN– Pamjet më të trishta që kemi parë deri më sot nga lufta që po ndodh në Kabul. Video më poshtë tregon se si qytetarët e Afganistanit po kalojnë momen...