Bota

“Stop vaksinimit”, qytetarët maqedonas protestojnë në Shkup, kundërshtojnë masat e reja ndaj anti-Covid

16 Gusht 2021, 07:48 Nga DOSJA
“Stop vaksinimit”, qytetarët maqedonas protestojnë në

MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët maqedonas janë ngritur në protesta ditën e djeshme për të kundërshtuar masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Turma njerëzish kanë dalë në Shkup ku protesta fillimist nisi para parlamentit, me pankarta në duar ku kundërshtonin vaksinimin dhe rregullat e reja të vendosura nga qeveria.

“Stop vaksinimit”- lexonin pankartat e protestueve.

Qeveria maqedonase ka lajmëruar se që nga dita e sotme për të hyrë në ambjente të mbyllura qytetarët duhet të jën të paisur me certifikata vaksinimi. Certifikatat do të kontrollohen nga shërbimi i sigurisë dhe kjo masë do të jetë e vlefshme për pjesëmarrjen në çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm dhe do të jenë të vlefshme për pjesëmarrjen në festa, koncerte, seminare, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive. Kjo do të zbatohet për personat mbi 18 vjeç.

Masat e reja kufizuese të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme merren pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë regjistroi 807 raste të reja nga 6,980 teste të kryera. Në 24 orët e fundit, 10 persona vdiqën, nga të cilët pacienti më i ri është 28 vjeç. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar dje në Shkup – 240, pason Gostivari me 138 dhe Tetova me 136 raste të reja.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne maqedoni maqedoni vaksinimi ne maqedoni covid-19 ne maqedoni maqedoni vaksinimi ne maqedoni

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2021, 05:46

AFGANISTAN– Gazetarja e Al Jazeera-s në Kabul, Charlotte Bellis tha se talebanët tashmë kanë nën kontroll rrugët e kryeqytetit. Ajo ka raportuar nga kryeqyteti ...