Sport

Presidenti i Milanit: “Nuk di çfarë po ndodh me PSG-n, por uroj që UEFA të jetë e drejtë me të gjithë”

15 Gusht 2021, 11:33 Nga DOSJA
Presidenti i Milanit: “Nuk di çfarë po ndodh me PSG-n, por

ITALI – Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ flet gjerë e gjatë për projetin e së ardhmes kuqezi. Një ndër pikat e intervitës, padyshim ka qenë projekti i “Super League”-s së Europës:

“Më duket se nismëtarët, veçanërisht Real Madrid, nuk kanë ndërmend të dorëzohen, edhe për shkak të vendimit të gjykatës së Madridit, që i ka mbrojtur nga ndëshkimet e UEFA-s”,- ka thënë presidenti i kuqezinjve.

“Imagjinoj se janë gati të bëjnë disa ndryshime, të kërkojnë një kompromis me UEFA-n, por besoj se për ata një projekt i tillë ka akoma shanse. Projekti nuk ekziston më për Milan-in”,– ka siguruar Scaroni.

“E vështirë të flasim për të ardhmen, varet shumë nga qëndrimi që do të mbajnë institucionet si UEFA dhe nga ajo që do të thonë tifozët. Megjithatë, çdo projekt duhet të miratohet nga të gjitha palët”.

Sa i përker blerjeve të cmendura të PSG, Scaroni ka shtuar: “Ne u penalizuam rëndë nga “fair play” financiar nuk e di se çfarë po ndodh, por uroj që UEFA të jetë e drejtë dhe të sillet e barabartë me të gjithë,” – përfundon ai.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Gusht 2021, 12:08

Ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller!

GJERMANI – Pas mesdite është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta e legjendës së Bayern-it të Munich, Gerd Muller. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi gjerma...

Sport 15 Gusht 2021, 09:05

Pas 8 muajsh pushim, Diego Costa gjen një ekip

BRAZIl – Diego Costa ishte një prej lojtarëve me eksperiencë që kërkohej nga disa skuadra në merkaton e kësaj vere. Sigurisht mosha e tij e madhe nuk ia b...

Sport 15 Gusht 2021, 09:16

Uzuni shënon golin e parë në kampionat

HUNGARI – Ferencavaros mori fitoren e parë në kampionatin hungarez dhe Myrto Uzuni nuk kishte si mos të ishte protagonit.Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizo...