Bota

Turqia kërkon përpjekje për të frenuar valën e emigrantëve afganë, Erdogan: Duhet vendosur stabiliteti në vend

15 Gusht 2021, 13:50 Nga DOSJA
Turqia kërkon përpjekje për të frenuar valën e

AFGANISTAN– Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij do të punojë për stabilitetin në Afganistan së bashku me Pakistanin, në mënyrë që të frenojë një valë në rritje të migrimit në mes të ofensivës mbarëkombëtare të talebanëve.

Sipas Aljazeera, Erdogan tha se afganët po përpiqeshin të migronin në Turqi përmes Iranit, duke kërkuar një përpjekje ndërkombëtare për të sjellë stabilitet në vend dhe për të parandaluar migrimin masiv.

Erdogan foli në një ceremoni me presidentin e Pakistanit. Ai tha se Pakistani kishte një “detyrë jetike” për të sjellë paqen dhe stabilitetin në Afganistan, ku përplasjet janë intensifikuar. Bashkëpunimi turko-pakistanez do të ishte i nevojshëm për këtë dhe Turqia do të përdorte të gjitha mundësitë për ta bërë këtë, shtoi Erdogan.

Lajmi kryesor/ Qeveria afgane drejt ‘DORËZIMIT’, ministri: Po negociojmë për kalim paqësor të pushtetit, udhëheqësi taleban: Nuk do luftojmë! SHBA dhe BE evakuojnë stafin diplomatik

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rexhep taip erdogan talebanët pushtojne kabulin rexhep taip erdogan talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll