Bota

Mosrepektimi i masave të Covid-19, policia e Kosovës gjibt 117 qytertarë

15 Gusht 2021, 13:22 Nga DOSJA
Mosrepektimi i masave të Covid-19, policia e Kosovës gjibt 117

KOSOVË– Pas shtimit të rasteve me Covid-19, qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat dhe policia në një njoftim ditën e djeshme i kërkoi qytetarëve ti zbatonin ato për të evituar gjobat.

Ndërkohë në 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka vendosur gjoba ndaj 117 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat Anti-COVID. Gjatë kësaj kohe policia ka vënë edhe 1 mijë e 298 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit të kaluar. Gjobat për mosrespektim të këtij ligji fillojnë nga 35 deri në 2.000 euro, varësisht nga shkeljet.

Në mesin e masave, bartja e maskës është bërë e obligueshme, përveç rasteve kur një person ec vetëm në ambient të jashtëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, apo gjatë ushtrimeve fizike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove policia e kosoves koronavirusi ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll