Bota

Ambasada Amerikane në Kosovë: Jemi në bisedime me qeverinë se si Kosova mund t’i ndihmojë partnerët tanë në Afganistan

15 Gusht 2021, 13:27 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane në Kosovë: Jemi në bisedime me qeverinë

KOSOVË– Ambasada Amerikane në Kosovë, në një përgjigje ekskluzive për Express ka konfirmuar se është në bisedime me Qeverinë e Kosovës për strehimin e partnerëve amerikanë të cilët veprojnë në Afganistan, e që janë të rrezikuar për shkak të marrjes së kontrollit të shumë pjesëve të vendit nga talebanët.

Në një përgjigje me shkrim, Ambasada Amerikane në Kosovë tha se janë në bisedime me qeverinë për të parë se si Kosova mund të ndihmojë në këtë çështje.

Ne mund të konfirmojmë se qeveria e Amerikës është në diskutime me qeverinë e Kosovës se si Kosova mund të ndihmojë partnerët amerikanë në Afganistan. Ne nuk kemi detaje të tjera për të dhënë, tani për tani. Për detaje shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Lajmi kryesor/ Kosova ‘PRO’ strehimit të afganëve/ Vjosa Osmani: S’do t’ua mbyllim derën refugjatëve! Po punojmë me SHBA-në që çdo gjë të përmbyllet pozitivisht

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ambasada amerikane ne kosove strehimi i afganeve ne kosove ambasada amerikane ne kosove strehimi i afganeve ne kosove

Sondazh

Poll