Bota

Vdes pacienti i parë në Greqi që kishte marrë të dyja dozat, 70-vjeçari u infektua me Covid-19 dhe humbi jetën edhe pse i

15 Gusht 2021, 12:27 Nga DOSJA
Vdes pacienti i parë në Greqi që kishte marrë të dyja

GREQI– Në Greqi është regjistruar viktima e parë i cili rezultonte i vaksinuar me të dyja dozat, madje nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i repartit të reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut, Nikos Kapravelos mëngjesin e sotëm.

“Ky është rasti i parë që spitali ynë ka parë që kur kanë filluar vaksinimet. Ai kishte pneumoni të rëndë. Ai kishte bërë vaksinën Pfizer dhe nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.”-tha Kapravelos.

70-vjeçari kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, por sërish u infektua me Covid-19 dhe kaloi një pneumoni të rëndë ku fatkeqësisht pas 3 javëve nuk mundi të mbijetojë.

Akili nuk mundi ta fitonte betejën me Covid 19. Edhe pse i vaksinuar me të dyja dozat, ai humbi jetën pas një beteje tre javore në njësinë e kujdesit intensiv të ppitalit të Selanikut“,- shkruajti një i afërmi i tij në Facebook.

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për faktin se Greqia renditet në vend të dytë në BE që nga shkurti deri në qershor të këtij viti sa i përket vdekshmërisë në periudhën e pandemisë, në këto muaj në raport me numrin e popullsisë. Ne 24 orët e fundit përsëri Greqia regjistroi 3,270 raste të infektuara, 236 të intubuar dhe 24 viktima nga Covid 19.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nikos kapravelos vdes pacienti i pare i vaksinuar ne greqi nikos kapravelos vdes pacienti i pare i vaksinuar ne greqi

Sondazh

Poll