Bota

Afganistani drejt ‘dorëzimit’, qeveria afgane dhe talebanët në bisedime për transferimin paqësor të pushtetit

15 Gusht 2021, 11:11 Nga DOSJA
Afganistani drejt ‘dorëzimit’, qeveria afgane dhe

AFGANISTAN– Talibanët dhe zyrtarët e qeverisë afgane janë në negociata për një transferim paqësor të pushtetit pasi luftëtarët rrethuan kryeqytetin Kabul.

Trupat talebane rrethuan selinë e pushtetit të Afganistanit të Dielën, por premtuan se nuk do të sulmonin pasi bisedimet për dorëzimin ishin në proces.

Sipas Aljazeera, grupi tha se ka udhëzuar luftëtarët e tij që të përmbahen nga dhuna dhe të ofrojnë kalim të sigurt për këdo që dëshiron të largohet nga Kabuli.

Deri në përfundimin e procesit të tranzicionit, përgjegjësia për sigurinë e Kabulit është me palën tjetër (qeveria afgane),” tha një zëdhënës i grupit në një cicërimë.

Qeveria afgane menjëherë sinjalizoi se ishin duke u zhvilluar negociata për të shmangur gjakderdhjen në Kabul dhe për të kaluar pushtetin.

Lajm kryesor/ Talebanët kanë në duar dhe Kabulin/ Drejt kontrollit të plotë të Afganistanit! Udhëheqësi: Nuk do luftojmë. SHBA dhe BE evakuojnë stafin, Gjermania zbaton të njëjtin plan

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Bota 15 Gusht 2021, 10:35

KOSOVË– Kosova ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar forcat afgane. Ka qënë vetë Presidentja Vjosa Osmani ajo e cila ka t...