Politike

“Rama një kufomë që endet nëpër Shqipëri”, Basha para protestuesve: Kushtrimi juaj u dëgjua në të gjithë botën

2 Qershor 2019, 17:56 Nga DOSJA
“Rama një kufomë që endet nëpër

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në protestën e sotme të opozitës, ku tha se sot është protesta më e madhe e opozitës.

Basha tha se Rama është një kufomë politike që endet nëpër Shqipëri, dhe do të largohet sa më parë.

PJESË NGA FJALA

Një bashkimi i pa parë asnjëherë i fuqisë popullore, jemi mbledhur jemi derdhur në këtë shesh për të dhënë shpresë. Dua t’u shpreh sot mirënjohjen time, por kam nderin që të shpreh mirënjohjen e çdo vogëlushi shqiptar dhe çdo shqiptari tjetër. Të mbledhur dhe kaq të vendosur dhe të qartë në kushtrimin tuaj, për ta dëgjuar e gjithë bota, Rama ik.

Ku bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të nëpërkëmbur të mashtruar nga një bandë kriminale, që është vjedhur nga një kryebandit, që është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, që vjedh bukën e vogëlushëve. Bëjeni thirrjet tuaj “Rama ik” që ta dëgjojë në bunkerin ku është fshehur, të dëgjojë e gjithë bota thirrjen tuaj. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma me e urryer që nga diktatura, ai duhet të ishte sot para drejtësisë, të jepte llogari për vjedhjet që ka bërë.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019 edi rama lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll