Art&Argëtim

Ndërroi jetë pas luftës me kancerin, përurohet në Delvinë busti i aktores Hajrie Rondo

13 Gusht 2021, 11:55 Nga DOSJA
Ndërroi jetë pas luftës me kancerin, përurohet në

DELVINË– Në Delvinë është vendosur busti i aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit. Në praninë e qindra qytetarëve delvinjotëve, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina.

Në mesditën e 9 shtatorit 2017, pas muajsh të gjatë në luftë me kancerin, Tana e famshme e filmit “Përrallë nga e kaluara”, dha frymën e fundit në moshën 66 vjeçare. Rondo luftoi prej disa vitesh me kancerin, derisa i fitoi betejat e para dhe mundi të ringjitej sërish në skenë, për të interpretuar rolin e Sanijes në komedinë “Tre dhëndurët” në Teatrin e Metropolit, vjeshtën e vitit të shkuar.

Këshilli Bashkiak e ka akorduar aktoren me titullin “Qytetar Nderi”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture hajrie rondo hajrie rondo

Sondazh

Poll