Art&Argëtim

FITORE e madhe! Babai i Britney Spears, pranon të japë dorëheqjen nga kujdestaria e këngëtares

13 Gusht 2021, 05:57 Nga DOSJA
FITORE e madhe! Babai i Britney Spears, pranon të japë dorëheqjen

SHBA– Babai i Britney Spears, Jamie Spears , ka pranuar të japë dorëheqjen nga kujdestaria e vajzës së tij. ‘Variety’ shkruan se kjo kthesë është fitore masive për yllin pop ndërkombëtar, e cili ka qenë nën një kujdestari për 13 vjet nga i ati.

Por, në 13 vitet që nga ajo kohë, Spears ka qenë mjaft e aftë për të performuar, për të bërë turne dhe për të fituar qindra miliona dollarë.

Spears i ka kërkuar gjykatësit të heqë babanë e saj nga kujdestaria e saj madje duke i thënë gjykatës se ajo dëshiron të “ngrejë padi” kundër të atit për “abuzim me kujdestarinë”.

Vendimi i babait të saj për të dhënë dorëheqjen po vlerësohet si një “fitore e madhe” nga avokati i ri i këngëtares, Mathew Rosengart.

Ditën e djeshme, babai i Spears paraqiti në Gjykatën Supreme të Los Angeles përgjigjen e tij ndaj peticionit të këngëtares, duke njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Ai tha se do të bashkëpunonte me gjykatën për një tranzicion, por nuk dha një afat kohor për dorëheqjen e tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears jamie spears britney spears jamie spears

Sondazh

Poll