Art&Argëtim

Vazhdon debati për Goran Bregoviç/ U tha se e anuluan pjesëmarrjen në Korçë, flet solisti i Elita 5

12 Gusht 2021, 21:05 Nga DOSJA
Vazhdon debati për Goran Bregoviç/ U tha se e anuluan

MAQEDONI E VERIUT- Përveç artistëve nga Kosova që refuzuan ftesën nga Bashkia e Korçës për pjesëmarrje në Festën e Birrës, është edhe grupi nga Shkupi “Elita 5”. Gazeta “Reporteri.net” ka kontaktuar grupin “Elita 5”, saktësisht vokalistin e grupit, Arif Ziberin (Virusin), i cili nuk ka dashur që të komentojë shumë këtë deklaratë të nënkryetares.

“Ajo çështje na takon neve s’ka pse çdo gjë duhet të ndajmë me publikun”, tha fillimisht Virusi. 

Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha.

Bashkia e Korçës, pavarësisht presionit të madh nga të gjitha anët nuk ka anuluar ftesën e Goran Bregoviçit, për të cilin qytetarët do duhet të paguajnë 8 euro për hyrje. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elita 5 goran bregovic koncerti i bregovic ne korce elita 5 goran bregovic koncerti i bregovic ne korce

Sondazh

Poll