Bota

Shtimi i rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës: Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer

13 Gusht 2021, 06:21 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë së

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar qytetarët se gjatë vaksinimit kundër COVID-19, mund të bëhet edhe kombinimi i vaksinave.

Në komunikatë thuhet se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës që duan të marrin, ku aktualisht në Kosovë po përdoret AstraZeneca dhe Pfizer/Biontech.

Sipas njoftimit mund të bëhet kombinimi i dy vaksinave ndërmjet dy dozave të këshilluara.

Vendimi vjen pas shtimit të rasteve pozitiv me Covid-19 ku vetëm ditën e djeshme u regjistruan mbi 1 mijë raste dhe dy viktima, si pasojë e së cilës qeveria e Kosovës ashpërsoi dhe masat duke e kthyer vaksinimin të detyrueshëm.

Njoftimi i plotë:

Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas.

Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.   

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove ministria e shendetesise se kosoves koronavirusi ne kosove ministria e shendetesise se kosoves

Sondazh

Poll