Bota

LVV zyrtarizon kandidimin e Mimoza Kusari – Lila për kryetare të Gjakovës

12 Gusht 2021, 20:22 Nga DOSJA
LVV zyrtarizon kandidimin e Mimoza Kusari – Lila për kryetare të

PRISHTINË– Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Mimoza Kusari – Lila d, si kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës. LVV përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se Kusari-Lila ka bërë një punë të mirë si kryetarja e grupit parlamentar, ndaj dhe do t’i besohet drejtimi në nivel lokal. 

“Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur. Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna. Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkëngjisim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal”, thuhet në njoftimin e VV.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq subjektet politike kanë kohë 30 ditë për të bërë fushatë zgjedhore, megjithatë deri më tani nuk janë afirmuar të gjithë emrat që do të garojnë për të drejtuar komunat e vendit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni lëvizja vetëvendosje mimoza kusari-lila zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 lëvizja vetëvendosje mimoza kusari-lila zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll