Bota

SULMI me armë në Britani/ Mori armën dhe terrorizoi qytetarët! Autori vrau 5 persona, përfshirë nënën e tij dhe një fë

13 Gusht 2021, 06:17 Nga DOSJA
SULMI me armë në Britani/ Mori armën dhe terrorizoi

BRITANI– Pesë të vdekur dhe shumë të plagosur mbetën pas një sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Viktimat janë tre gra, dy burra dhe një vajzë 5 vjeçe. Ndërsa i vdekur është edhe autori i sulmit, Jake Davison i cili vrau veten pas gjithë masakrës që kishte kryer.

Daily Mail‘ raporton se autori ka sulmuar anëtarët e familjes së tij në banesë dhe më pas doli në në rrugë. Dëshmitarët thonë se ai mbante një armë me tytë dhe u pa duke ikur në një park, plagosi dy qytetarët që kishin dalë me qen dhe më pas ka hapur zjarr gjithandej tek kalimtarë të rastit.

Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë personin e armatosur të veshur me të zeza dhe gri duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Keyham, gjatë orëve të pasdites. Ai mbante një armë me tytë të gjatë dhe u pa duke ikur në pjesën e pasme të pronës dhe në një park, ku dyshohet se u përplas me dy këmbësorët e qenve dhe hapi zjarr.

“Ne dëgjuam një numër goditjesh të forta për të cilat thashë që tingëllojnë si të shtëna armësh. Pastaj ai vrapoi në park dhe pati të shtëna të tjera. Dëgjova dikë që tha se kishte qëlluar vëllain e tij”, tha një banore e zonës.

Zona e qytetit portual detar ku ndodhën vrasjet u vendos në bllokim ndërsa ekipet e reagimit të urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jake davison sulm ne britani jake davison sulm ne britani

Sondazh

Poll