Bota

Të shtëna me armë në Britani! 5 të vdekur, dyshohet për dhjetëra viktima, zyrtarët: Autori është vrarë nga Policia!

12 Gusht 2021, 20:45 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Britani! 5 të vdekur, dyshohet

BRITANI E MADHE- Pesë viktima janë konfirmuar, ndërsa dyshohet për shumë të tjerë në Plymouth. Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, nga një person ende i paidentifikuar por është qëlluar nga Policia britanike. Fatkeqësisht edhe ai ka ndërruar jetë nga plumbat e marrë gjatë përplasjes me armë zjarri.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin këshillat e policisë dhe të lejojnë shërbimet që të vazhdojnë punën e tyre. Ndërsa Johnny Mercer, një deputet konservator lokal, me një postim në Tëitter tha se nuk është një sulm terrorist, por është një ngjarje tragjike dhe e rëndë.

Ndërkohë që ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri, ndërsa numri i saktë i viktimave pritet që të konfirmohet në orët në vijim. 

Marrë nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulmi me arme ne plymouth sulmi me arme ne plymouth

Sondazh

Poll