Art&Argëtim

“Mësova të jem vetvetja pranë tij”, Kim Kardashian bën rrëfimin për Kanye West pas ndarjes: Më ka ndryshuar shumë

12 Gusht 2021, 18:46 Nga DOSJA
“Mësova të jem vetvetja pranë tij”, Kim Kardashian

SHBA– Kim Kardashian është shprehur në një intervistë për mediat amerikane se pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur me ish-burrin e saj Kanye West, ajo ‘i detyrohet’ shumë atij.

Kim është shprehur se e falenderon Kanye pasi e ka bërë të kuptojë shumë gjëra dhe e ka ndryshuar shumë si person, për një dekadë që kan kaluar bashkë. Në të kaluarën ajo ishte shumë e shqetësuar për mënyrën sesi njerëzit e trajtojnë atë, për pamjen e saj, madje edhe për deklaratat që ajo bëri. Sidoqoftë, pranë reperit, ajo kuptoi se të gjitha këto gjëra janë aq “të vogla”, siç i karakterizoi gjatë intervistës së saj.

Pjesë nga deklarata:

“Në këtë pikë, dua të falënderoj Kanye. Duke qenë në një lidhje me të për një dekadë më ka ndryshuar shumë si person. Ai është një njeri që nuk kujdeset aspak të pëlqehet nga të tjerët, në përgjithësi nuk i intereson opinionet përreth tij. Ai kujdeset të jetë i vërtetë me veten. Ai më mësoi. Në fakt, ai e bëri atë në mënyrën më të mirë, madje as duke u përpjekur. Ai më tregoi në mënyrën e tij se ne duhet të jetojmë në çdo moment dhe të jemi vetvetja. Jam lodhur duke kënaqur të tjerët. Mësova para së gjithash të jem vetvetja pranë tij. Nuk ka nevojë të falënderojmë të gjithë. Sa më shumë që jam vetvetja, aq më shumë më pëlqen. Unë jetoj ashtu siç dua, kam një jetë dhe do ta jetoj ashtu siç zgjedh dhe askush tjetër ”

Ajo u paraqit për divorc në shkurt, por tha se problemet në lidhjen e tyre kishin filluar shumë kohë më parë. Ata kanë katër fëmijë së bashku dhe ndajnë kujdestarinë e North, St., Chicago dhe Psalm.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll