Aktualitet

Kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës! Kapen me shpejtësi 152 km/h, pezullohen 12 leje drejtimi

13 Gusht 2021, 05:12 Nga DOSJA
Kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës! Kapen me

TIRANË– Policia rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugë për të ndaluar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Policia ka pezulluar 12 Leje drejtimi nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lekë te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

NJOFTIMI:

Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës. Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rrugës Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 60 km/h më shumë se shpejtesia e lejuar ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.

12 Leje Drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lekë te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia Rrugore e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal‼Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrëst apo të Elbasanit dhe anasjelltas, si dhe nga Kamza në Bulevardin e Ri në Kashar, janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.Denonco  dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet e policise rrugore kontrollet e policise rrugore

Sondazh

Poll