Aktualitet

U dhunua pak javë më parë, Sahit Dollapi rikthehet mes protestuesve të opozitës

2 Qershor 2019, 17:34 Nga DOSJA
U dhunua pak javë më parë, Sahit Dollapi rikthehet mes

Mijëra qytetarë dhe mbështetës së opozitës kanë nisur marshimin e tyre me thirrjet “Rama ik” dhe kanë mbushur sheshin para kryeministrisë.

Në krye të protestës qëndron Sahit Dollapi, Sekretari Organizativ i PD. Dollapi duket se ka lënë pas dëmtimin që mori nga dhuna e policisë në protestën e një muaji më parë dhe tashmë drejton turmat dhe komunikon me uniformat blu për të shmangur përplasjet.

Kujtojmë se Sekretari Organizativ i PD,  u dhunua pak javë më parë nga policia dhe mori plagë të rëndë, që e lanë atë disa ditë në spital.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 2 qershor 2019 sahit dollapi protesta e opozites 2 qershor 2019 sahit dollapi

Sondazh

Poll