Bota

Turqia nga tmerri i flakëve te përmbytjet, ministri: Po përballemi me fatkeqësi që nuk janë parë në 100 vjet

12 Gusht 2021, 07:54 Nga DOSJA
Turqia nga tmerri i flakëve te përmbytjet, ministri: Po

TURQI– Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në Turqinë veriore, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas Guardian,  helikopterët u vërsulën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në çati ndërsa makinat u rrëmbyen nga përrenjtë e furishëm të Mërkurën. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun.

Nga pikëpamja meteorologjike, ne ndoshta po përballemi me një fatkeqësi që nuk e kemi parë në 50 ose 100 vjet,” tha ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli për përmbytjet dhe shira të dendur.

Turqia po përballet me thatësirën dhe një vazhdimësi të shpejtë të fatkeqësive natyrore pë të cilat shkencëtarët botërorë besojnë se po bëhen më të shpeshta dhe të dhunshme për shkak të ndryshimit të klimës.

Reshjet përgjatë bregdetit verior të Turqisë erdhën pasi zjarrfikësit kishin arritur pothuajse të kontrollonin zjarret në jug që kanë vrarë të paktën tetë persona që nga fundi i korrikut. Mijëra ishin detyruar të evakuoheshin pasi vendi luftoi më shumë se 200 zjarre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bekir pakdemirli permbytje ne turqi zjarre ne turqi bekir pakdemirli permbytje ne turqi zjarre ne turqi

Sondazh

Poll