Aktualitet

Grabiti 2 kg ar në Dubai! U fut në mesnatë brenda dyqanit, groposi bizhuteritë dhe u largua drejt Kosovës, kush është 51-

12 Gusht 2021, 07:43 Nga DOSJA
Grabiti 2 kg ar në Dubai! U fut në mesnatë brenda dyqanit,

TIRANË-Agron Rehfeldt është 51-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme nga Policia Kufitare në Kukës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Grabitje me armë”.

Gjatë verifikimit u zbulua se ai ishte në kërkim pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për vjedhjen e kryer në vitin 2011. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai së bashku me persona të tjerë, kanë thyer një dyqan bizhuterish, duke vjedhur një sasi prej rreth dy kilogramësh bizhuteri floriri.

SI NDODHI GRABITJA?

Ngjarja ka ndodhur me datë 05.07.2011, pas mesnatës. Autorët kanë arritur të futen në katin e sipërm e pastaj në katin poshtë të dyqanit ku ndodheshin bizhuteritë, të cilat pasi që i kanë marrë, i kanë groposur në një vend tjetër, e pastaj kanë ikur në Kosovë.

Pas 10 vitesh kërkimi nga Dubai, u bë e mundur kapja e tij në Kukës!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron rehfeldt agron rehfeldt

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 06:57

TIRANË– Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.Pa...