Çmimi i biletës për Festën e Birrës në Korçë, Bledian Koka: Çdo vit bëhet e hapur, sot me pagesë. Rilindja ka vendosu
12 Gusht 2021, 05:16Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka komentuar shitjen e biletave që po bëhet nga Bashkia Korçë për të ndjekur nga afër performancën e Goran Bredovic në festën e Birrës. Koka shkruan se pasi Bashkia mori garancinë për të kënduar këngëtari serb tashmë kërkojnë që secili nga pjesmarrësit të paguajë një tarifë. Gazetari thotë se Festa e Birrës ka qënë çdo vite e hapur për këdo ndërsa këtë herë do jetë me pagesë, duke ndarë dhe çmimin që ka afishuar Bashkia në faqen zyrtare.
SHKRIMI:
Me pelqen aftesia tallese e RilindjesPasi i futi shqiptaret ne sherr nga dy jave per Bregovicin qe do vije ne Korica per te performue, dhe qytetaret e Korces, e jo vetem, thane se do shkojne me qejf ne koncert, tani ka vendosur ta coje tallje e bythes ne nje nivel me lart. Pasi moren garancine se delet do blegerijne duke kenduar “Kallashnikov”, tani Bashkia e Korces u thote “artedashesve” shqiptare se edhe pse e paguan ardhjen Goranit nja ca meleone te mira nga taksat e tyre, jane qe jane me mire ta blejne dhe nga nje bilete. Pra Festa e Birres qe behet cdo vit e hapur per kedo qe do te shkoje, kete here do te jete me pagese.p.s…ritem “artpatriota” biletat i keni dhe online #symezemra
Bregoviçnuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Pozicioni për këtë çmim është në largësi të skenës ndërsa afër saj nuk dihet ende sa mund të jetë çmimi.
Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha. Goran Bregoviç do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
POGRADEC- Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar dëme në pemët e parkut të qytetit dhe në Drilon.Për të gjitha bimët e dëmtuara mësohet se ka nisur puna...
GJIROKASTËR– Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Erind në njësinë Administrative Lunxhëri në Gjirokastër, duke shkaktuar panik në zonë. Flak...
EUROPË– Një valë e frikshme të nxehti pritet që të prekë sërish Europën Jugore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, edhe në ndodhemi në Juglindje të kont...
VLORË– Në Shqipëri, autoritetet njoftuan sot se pas dy javësh arritën të shuajnë zjarret në gadishullin e Karaburunit. Por në vend, janë ende aktive ...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim për të gjithë abonentët. Me anë të një njoftimi zyrtar, OSHEE ka bërë me ...
KUKËS– Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën e krijuar nga zjarret në pyjet e Kukësit, të cilat janë izoluar nga shiu i rënë pasditen e sotme.Deri m...