Aktualitet

Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Skrapar, procedohet dhe administratori i njësisë

12 Gusht 2021, 07:29 Nga DOSJA
Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në

BERAT-Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim kanabisi në Skrapar. Në Skrapar në bazë të informacioneve të siguruara, ka zbuluar një kanabis të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar. Në pranga është vënë 36-vjeçarin Lulezim Shallari, banues në fshatin Grevë.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë administratori i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht administratori i Njësisë Administrative, për shpërdorim detyre.Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lulezim shallari lulezim shallari

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 06:57

TIRANË– Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.Pa...