Aktualitet

Qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës, justifikohet shqiptari: Doja vetëm ti frikësoja! Kisha she

11 Gusht 2021, 20:29 Nga DOSJA
Qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të

ITALI– Ibrahim Rudi, 21 vjeç, me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar 16 herë me armë zjarri në drejtim të ish-të dashurës së tij, ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen. Teksa merrej në pyetje nga Policia italiane, ai u shpreh se kishte qëlluar me armë zjarri por “jo për të vrarë”.

Sipas Rudit, gjithçka kishte për qëllim frikësimin e dy të rinjve me të cilët ishte zënë pak kohë më parë. Duke përjashtuar kështu, mundësinë se e gjitha ishte bërë për ishin e tij. 

Versioni i ofruar nga i riu, në fakt, nuk e bindi prokuroren Maria Consolata Moschettini, e cila këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë 18 herë në ajër.

Mediat italiane shkruanin dje se shqiptari kishte parë ish-të dashurën e tij mes një grupi prej gjashtë personash, e në atë moment kishte shtënë me kallashnikov nga makina në drejtim të tyre.

Marrë nga piazzasalento.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne itali ibrahim rudi atentat ne itali ibrahim rudi

Sondazh

Poll