Aktualitet

Situata në Kukës, Mbrojtja Civile: Nesër do të verifikojmë rezultatin e shiut në terren

11 Gusht 2021, 18:12 Nga DOSJA
Situata në Kukës, Mbrojtja Civile: Nesër do të

KUKËS– Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën e krijuar nga zjarret në pyjet e Kukësit, të cilat janë izoluar nga shiu i rënë pasditen e sotme.

Deri më tani bëhet me dije se situata në këto momente është e qetë por për të shikuar rezultatin e reshjeve do të nisë verifikimi nesër në terren. 

“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër. Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluara. Për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren,”-thuhet në njoftim. 

LAJMI KRYESOR: 19 ditë nën pushtetin e flakëve! Shënohet viktima e dytë nga zjarret në vend, shuhen vatrat në Karaburun, shiu bën mrekullinë edhe në Kukës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kukes mbrojtja civile zjarr në kukës kukes mbrojtja civile zjarr në kukës

Sondazh

Poll