Aktualitet

ME FOTO: Zjarr i madh afër disa bizneseve në Korçë, banorët e zonës të frikësuar

11 Gusht 2021, 19:17 Nga DOSJA
ME FOTO: Zjarr i madh afër disa bizneseve në Korçë,

KORÇË– Një zjarr i madh ka përfshirë një tokë afër disa bizneseve në veri të qytetit të Korçës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët të alarmuar kanë njoftuar Policinë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë nisur menjëherë nga puna për izolimin e flakëve.

Vatra e zjarrit është pranë disa bizneseve por edhe në afërsi të një karburanti të braktisur. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila ndodhi prej stuhisë që kishte përfshirë rajonin. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet korce zjarr ne dishnice korce zjarr ne dishnice

Sondazh

Poll