Bota

Nuk kanë të ndalur abuzimet në Greqi, babai 47-vjeçar dyshohet se përdhunonte djalin prej më shumë se një viti

11 Gusht 2021, 17:45 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur abuzimet në Greqi, babai 47-vjeçar

GREQI– Një rast tjetër i abuzimit me një të mitur dhe për më tepër i kryer nga babai i tij po hetohet nga autoritetet greke pas një ankese nga nëna.

Sipas mediave greke, nëna shkoi në polici dhe ngriti një padi kundër burrit të saj 47-vjeçar, pasi sipas saj  vitin e fundit ai po abuzonte me fëmijën 14-vjeçar.

Informacioni thotë se fëmija fillimisht i foli nënës së tij për makthin që jetoi në duart e babait të tij dhe më pas u ekzaminua nga një psikolog, ku foli edhe për martirizimin që po jetonte.

Policia solli babanë 47-vjeçar i cili mohon akuzat, ndërsa në një kontroll që u bë në shtëpinë e tij, nuk u gjet asnjë material pornografik apo ndonjë dëshmi tjetër inkriminuese. Për shkak të kalimit të afateve, babai u lirua dhe ndaj tij u ngrit një çështje hetimi, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale ndaj një të mituri.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni abuzim me te mitur babai abuzon me djalin greqi abuzim me te mitur babai abuzon me djalin greqi

Sondazh

Poll