Bota

Ishte i vetmi që mbijetoi nga tragjedia e rrëzimit të teleferikut, familjet e vogëlushit Eitan në ‘luftë’ për

11 Gusht 2021, 16:05 Nga DOSJA
Ishte i vetmi që mbijetoi nga tragjedia e rrëzimit të

ITALI– Kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj nga tragjedia e rrëzimit të teleferikut në Itali ku humbën jetën 13 persona dhe i vetmi i mbijetuar ishte 5-vjeçari nga Izraeli, Eitan.

Tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdestarinë e hallës së tij, Aya Biran e cila ka filluar procedurat e birësimit dhe kthimit të tij në Izrael.

Sipas mediave italiane, pikërisht kjo kërkesë ka sjellë në një konflikt midis familjeve të Eitan, ku tezja e tij e ka konsideruar si ‘rrëmbim’ kthimin e vogëlushit në Izrael.

Eitan u vodh nga një familje që nuk e njihte atë, e cila më parë nuk kishte qenë pranë tij në asnjë mënyrë.“-u shpreh tezja e tij, Gali Peri.

Kryerabini i Torinos, Ariel Di Porto thuhet se është “i lumtur” me përmirësimin e shëndetit të fëmijës, i vetmi i mbijetuar i aksidentit me teleferik në Mottarone.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 Maj në Itali, ku humbën jetën 13 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. Shumica e familjeve ishin të huaj, që jetonin prej disa vitesh në Itali. Ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Eitan, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aya biran gali peri rrezohet teleferiku ne itali aya biran gali peri rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll